Deputetja, Duda Balje, e shqetësuar për paralajmërimet e mbylljes së Universitetit “ Haxhi Zeka” në Pejë

Deputetja e koalicionit boshnjak “ Vakat”, Duda Balje, thotë përmes një njoftimi në facebook se ndjehet e shqetësuar me paralajmërimet e mbylljes së Universitetit “ Haxhi Zeka” në Pejë.

“Jam shqetësuar me lajmin q qarkullon në media gjatë këtyre ditëve, se mund të merren vendime nga Këshilli Kombëtar i Cilësisë për mbylljen e disa universiteteve publike përfshi këtu edhe Univesitetin “Haxhi Zeka “ në Pejë, i cili universitet tradicionalisht ka hapur dyert për komunitetin boshnjak të Kosoves dhe Rajonit, duke ju mundësuar studimet në gjuhën e tyre amtare, e drejtë kjo elementare e çdo komuniteti. Prandaj, unë shpresoj që Këshilli Kombëtar i Cilësisë të ketë parasysh këto rrethana gjate marrjes së vendimit për akreditimin e këtij Universiteti”, ka shkruar deputetja, Balje.