Deputetja e PDK-së i del në mbrojtje Vjosa Osmanit

Gjatë seancës së djeshme parlamentare të Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Xhavit Uka i është vërsulur Kryetarës Vjosa Osmani, ku kjo e fundit është detyruar ta ndërpres seancën.

Osmani pas këtij rasti ka marrë mbështetje edhe nga kundërshtarët e saj politik, shkruan Lajme365.

E fundi që ka reaguar është deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila ka thënë se është e pahijshme dhe e dhimbëshme me i pa burrecat që i sulen grave në krye të detyrës, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell Lajme365.

Postimi i plotë:

“E pahijshme sa edhe e dhimbsbme me pa burreca që i sulen grave në krye të detyrës…imagjinoni nëpër shtëpi se si është nga soji i tyre…”, ka shkruar Hoxhaj.

Vjosa Osmani mbrëm ka bërë të ditur se e ka paraqitur deputetin Xhavit Uka në Polici, pasi siq thotë ajo është kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale, duke kërkuar nga ta të merren sa më parë me këtë rast.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast”, ka shkruar Osmani./lajme365.com