Deputetja e PDK-së për hulumtimin e Insajderit: Të hetohen zyrtarët e involvuar dhe procesi, e jo gazetarët

Deputetja Ariana Musliu Shoshi ka ka reaguar pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të inicioje rast në drejtim të veprës penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare” dhe intervistimit që policia i bëri sot drejtorit të Insajderit, Parim Ollurit.

Sipas Shoshit, shtylla kurrizore e çdo demokracie është një media e pavarur, andaj të hetohen zyrtarët e involvuar dhe procesi, e jo gazetarët.

“Shtylla kurrizore e çdo demokracie është një media e pavarur, profesionale dhe e përgjegjshme (LIGJI NR. 04/L-137 PËR MBROJTJEN E BURIMEVE TË GAZETARISË). Andaj, të hetohen zyrtarët e involvuar dhe procesi, e jo gazetarët”, ka shkruar Shoshi./Insajderi.org