Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, merret me nënën e tre dëshmorëve të familjes Haradinaj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, derisa ka folur për situatën me shëndetësinë në vend, ka përmendur edhe nënën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që ishte dërguar për shërim jashtë vendit, dhe kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Pacolli ka deklaruar se edhe vetë ish-kryeministrat të afërmit e tyre i kishin dërguar për të marrë trajtim mjekësor jashtë vendit, derisa aty përmendi nënën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Kur minsitri Vitia ka shkuar në Ministri nuk ka pasur masa rezervë. E kur nuk i ke ato rezerva nuk e di se si mund të funksionosh si shtet. Tash më kujtohet se e patëm kundërshtuar kur kryeministri Haradinaj në atë kohë e kishte dërguar nënën e tij për shërim jashtë shtetit, dhe kjo u pat ngritë si dilemë por nuk është diskutuar shumë. Paramendo në një vend evropian kur një kryeministër e dërgon prindin e tij apo veten për shërim jashtë shtetit, e kemi edhe zotin Mustafa që kishte shkuar për shërim jashtë shtetit. Qytetarët nuk e kanë një mundësi të tillë. Ne duhet ta ndryshojmë këtë mendësi”, ka deklaruar Pacolli.