Deri me cilën datë vlejnë vendimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë?

Vendimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë hyjnë në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe do të vlejnë deri më 4 maj.

Pas vendimeve të reja shfuqizohet çdo dispozitë e mëparshme që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij vendimi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky vendim nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë do të rishqyrtohet në konsultim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ekspertët dhe ministritë e tjera të linjës, për të vlerësuar efikasitetin dhe domosdoshmërinë e masave të përcaktuara, si dhe për të vendosur për vazhdimin ose jo të masave përkatëse.

Ministria do ta rianalizojë situatën epidemiologjike çdo ditë dhe në lidhje me secilën pikë dhe, pas konsultave paraprake, mund të ndryshojë, plotësojë apo shfuqizojë masat e përcaktuara.

(DOKUMENT) Ky është orari i ri për lëvizje të qytetarëve