Derisa po urinonte, shkaktoi lëndimin e 4 personave nën urë!

Një ngjarje e pazakonshme ka ndodhur në Kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Derisa një person po urinonte nga ura, 4 persona të cilët gjendeshin në varkën e cila po kalonte nën urë u lënduan, raporton BBC.

Të 4 personat lënduan kokat e tyre në urë duke tentuar të ikin nga urina e personit që po urinonte mbi urë.

Nuk dihet nëse është identifikuar personi që po urinonte mbi urë dhe nëse është shqiptuar ndonjë masë ndaj tij.