Dështon loja e Beogradit në Veri

Mediat lokale nga Mitrovica e Veriut raportojnë se shoqata e afaristëve të kësaj zone, në një takim të mbajtur pak orë më parë, kanë vendosur që nga dita e nesërme t’i kthehen normalitetit dhe t’i hapit lokalet e tyre.

Me këtë veprim të afaristëve serbë , i vie fundi lojës politike të Beogradit për të sajuar krizë ekonomike dhe sociale në katër komunat më veriore të Kosovës.

Afaristët serbë gjatë dy ditëve të kaluar kishin mbyllur lokalet në shenjë proteste ndaj taksës 100% të vendosur ndaj mallërave serbe dhe me pretendimin se kishin mungesë të theksuar të furnizimeve me produkte elementare ushqimore dhe higjienike.

Qeveria e Kosovës, për të parandaluar çfarëdo krize të mundshme, kishte hapur pika të posaçme në disa zona në veri të Kosovës, përmes të cilave qytatrët kanë mundur të furnizohen me produkte elementare ushqimore dhe higjienike.