Dështon për herë të tretë miratimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare

Ka dështuar miratimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare financiare në Kuvend në mungesë të kuorumit.

Kjo është hera e tretë që po dështon miratimi i këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare financiare.

preferuara e shumë shteteve të Evropës, sallami Poli vjen edhe në Kosovë!
LEXO MË SHUMË
Të pranishëm në Kuvend ishin vetëm 75 deputetë.

Këto ishin marrëveshjet që ishin paraparë të votohen sot në Kuvend.

– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, dhe
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.