Dështon seanca ndaj ish-shefit të Zyrës së Kryetarit të Pejës 

Dështon seanca gjyqësore për korrupsion, ndaj ish-shefit të Zyrës së Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, gjegjësisht Durim Sheremetit dhe tre zyrëtarëve të tjerë komunal, si shkas se Sheremeti nuk i është përgjigjur ftesës së gjykatës, me arsyetimin mbi dyshimin e të qenurit me Covid.

Nga ana tjetër, pas fjalës së gjyqtarit të rastit, Sami Sharagjiut, i zëshëm ka qenë njëri nga të pandehurit, Gëzim Shala, i cili duke reaguar ka thënë se arsyetimi i Sheremetit nuk qëndron, pasi që sipas tij, ai ka qenë edhe më herët me Covid19.