Detaje lidhur me gjendjen e pacientëve me Covid-19 në Klinikën Infektive

Klinika Infektive e Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë.

Sipas doktoreshës Sadije Avdiu, se aty po trajtohen gjithsejt 78 pacientë.

Ajo për Klan Kosova tha se 58 pacientë janë pozitivë me Covid-19.

“Nga 58 pacientë me Covid-19, 33 janë në gjendje stabile, 24 po trajtohen me oksigjeno-terapi, dhe dy nga pacientët janë në gjendje më të rëndë në mjekimin intensiv”.

Avdiu theksoi se Klinika Infektive është në pritje të rezultateve edhe për 20 raste.