Detaje nga aksidenti i mbrëmshëm në Pejë ku kishte edhe viktima 

Një person është konfirmuar se ka vdekur nga aksidenti i natës së mbrëmshme, në afërsi të stacionit të trenit në Pejë, ndërsa një i dyshuar tjetër është arrestuar.

Lajmin e aksidentit kolegët tonë nga Peja e kanë raportuar menjëherë nga vendi i ngjarjes, mirëpo vdekja e personit përkundër se ekipi ynë ishte në vend ngjarje edhe në spital, nuk ka mund të raportohet, sepse duhej pritur konfirmimi nga zyrtar, i cili ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, të cilin e ka bërë zëvendës drejtori i Policisë, Veton Elshani nga Peja.

Ky aksident që ka ndodhur në prag të mesnatës, mes të një Mercedesi dhe një Opel Corse, ka për pasojë një të vdekur, gjegjësisht vozitesi i tipit Opel, ndërsa i arrestuar raportohet vozitësi i Mercedesit.

Gjithashtu, dy vetura tjera të parkuara janë dëmtuar, ndërsa sipas hetimeve të para, shkaktas i këtij aksidenti rezulton mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.