Detaje nga vrasja e gruas në Kamenicë

Një vrasje e rëndë ndodhi të shtunën në Kamenicë. Një 42 vjeçar dyshohet se privoi nga jeta gruan e tij 34 vjeçare. pas goditjeve që i kishte bërë me bisht të sopatës.

Por, duket se i dyshuari kishte një histori më të gjatë të ushtrimit të dhunës në familje.

Për një gjë të tillë janë në dijeni edhe në Rrjetin e Grave të Kosovës.

Një gjë të tillë për T7 e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Gjilan.

Madje, nga ky institucion kanë thënë se ndaj të dyshuarit edhe kishin ngritur aktakuzë në vitin 2017.

Ndërkohë, rasti tragjik i së shtunës ka nxitur shumë reagime në Kosovë.

Çuditërisht, në rrjete sociale i shfaqën edhe komente që e përkrahnin veprimin e të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes.

Disa komentues të tjerë, kanë bërë komente përulëse ndaj grave.

Një gjë e tillë ka shqetësuar shumë Rrjetin e Grave të Kosovës.

Erza Kurti nga kjo organizatë e quan të patolerueshme një qasje të tillë.

Ndërkohë, sipas sociologëve deri tek dhuna në familje vije edhe për shkak të pabarazisë sociale.

Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë që dhuna nuk duhet të arsyetohet, e as të tolerohet, por të dënohet.