Detaje për aksidentin në Prizren ku u rrokullis një veturë

Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, shkruan Gazeta Express.

Rastin për Express, e kanë konfirmuar edhe nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren.

Zëdhënësi i policisë, Shaban Osmanollaj ka thënë për Express, se një person është trajtuar në emergjencën e Prizrenit pas lëndimeve të marra.

“Rreth orës 09:56 minuta, në rrugën e Tranzitit ka ndodhur aksident trafiku me lëndime të lehta trupore. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete me dëme materiale. Të lënduarit i është ofruat tretman mjekësor nga emergjenca e Prizrenit. Me aksidentin po merret njësia rajonale të trafikut në Prizren”, ka konfirmuar Osmanollaj për Express.

Tags: ,