Detaje të reja nga vrasja e djeshme në Ferizaj

Ferizaj është tronditur dje nga një tragjedi familjare, në të cilën dyshohet se djali vrau nënën e tij.

Policia në raportin e sotëm 24 orësh ka konfirmuar dyshimet se i dyshuari e ka vrara me armë të ftohtë nënën e tij.

Siç edhe thuhet në raport, djali ka probleme psikike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, teksa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Lajmi/