Detaje të reja për aksidentin tragjik në Milano, avioni papritmas devijoi

Një aeroplan i vogël privat u rrëzua këtë pasdite në një ndërtesë të zbrazët në periferi të Milanos, duke i lënë të vdekur të tetë personat që ishin në të, njoftoi policia, transmeton Gazeta Express.

Aeroplani, i cili u ngrit nga Aeroporti Linate i Milanos, po fluturonte drejt ishullit të Sardenjës, thanë zyrtarët.

Aksidenti ndodhi para një stacioni të metrosë periferike.

Dëshmitarët dëgjuan shpërthimin

Njerëzit në zonë dëgjuan një shpërthim kur avioni u përplas me një ndërtesë dykatëshe, e cila ishte bosh në atë kohë ndërsa po rindërtohej.

Flakët dhe tymi u panë në vendngjarje dhe disa automjete të parkuara u përfshinë në flakë, thanë dëshmitarët, por nuk kishte raportime për viktima të tjera.

Avion pao na zgradu u Italiji

Aeroplani u ngrit 11 minuta para rrëzimit

Me sa dihet, avioni u ngrit vetëm 11 minuta para se të rrëzohej. Corriere della Sera shkruan se papritmas, në vend që të vazhdonte për në jug, ai u kthye në drejtim të San Donat, ku u rrëzua.

Sipas informacioneve të njohura deri më tani, asnjë thirrje për ndihmë nuk është dërguar nga avioni.