Dhunë ndaj protestuesve në zyret e presidentit serb Vuçiç

Forcat e shumta të policisë serbe, të veshur me uniforma civile, kanë shfaqur dhunë ndaj protestuesve të cilët ishin mbledhur pranë Presidencës së Serbisë.

Dhuna ka shpërthyer në momentin kur protestuesit kanë kërkuar që të dorëzojnë kërkesat e tyre në Presidencën e Serbisë për sigurimin e kushteve të nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Si pasojë e dhunës policore, njëri nga organizatorët kryesorë të protestave, studenti Srđan Marković, është shtrirë me urgjencë në spital.

Serbia muajve të fundit është kapluar nga pretesta të shumta nën moton “1 deri në 5 milionë”. Këto protesta janë duke u organizuar nga grupe të shumta të qytetarëve të cilët protestojnë për zgjedhje të lira dhe liri të shprehjes.

Foto: TANJUG/ANDRUJA VUKELIC/bb
1 od 5 miliona
srđan marković