Dhunë në burgje

32 viktima, duke përfshirë 3 gardianë dhe 29 të burgosur, janë shënuar në dhunën e shfaqur si rezultat i revoltës së të burgosurve në burgun Vahdet, njërën nga burgjet më të mëdha të Taxhikistanit.

Mësohet se revoltën e të burgosurve në Burgun në afërsi të kryeqytetit Dushanbe, e kanë shkaktuar të burgosur të cilët kanë qenë pjesë e ISIS-it në luftën s Sirisë. Forcat e rendit kanë ndërhyrë në shuarjen e revoltës duke vrarë pjesën më të madhe të të burgosurve të revoltuar.