Dhunë në Stamboll

Mediat turke dhe ndërkombëtare raportojnë për ngjarje të rëndë të ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në lagjen Ikitelli të Stambollit.

Si pasojë e ngjarjeve raportohet për një person të vrarë.

Supozohet se personi i vrarë është refugjat nga Siria, të cilin banorët e lagjes e kanë varrë pas pretendimeve se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Në rrjete sociale janë duke qarkulluar video të cilat pretendohet se janë nga momenti i varrjes së refugjatit sirian nga banorët e lagjes.

Banorët e zemëruar të lagjes Ikitelli të Stambollit në të njëjtën kohë kanë dëmtuar një numër të lokaleve dhe bizneseve me pronarë refugjatët sirianë.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim nga autoritetet zyrtare mbi ngjarjet e mbrëmjes në Stamboll.

Turqia është shëndërruar në adresën kryesore të miliona sirianëve të ikur nga lufta qytetare e cila është duke u zhvilluar në Siri.