Dibran Fylli i bashkohet AAK-së

Artisti i njohur nga Skenderaji, Dibran Fylli i është bashkangjitur AAK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur, Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Haradinajt:

Ne rrugëtimin tonë për 100% shtet, u bashkua veprimtari dhe luftëtari Dibran Fylli nga Aqareva e Skënderajit. Angazhimi i tij në radhët e AAK-së është një nder i përbashkët pasi Dibrani pos që njihet për artin dhe kulturën ai ishte njëri ndër kontribuesit e mëdhenj të lirisë dhe shtetformimit tonë.
Vlerat e përbashkëta të Drenicës dhe Dukagjinit po bashkohen për shtet me dinjitet.
Na priftë e mbara Dibran.

Image may contain: 2 people, people standing and beard