Digjen dhjetëra vetura të parkuara skaj rrugës Gjakovë-Prizren (Video)

Dhjetëra vetura të vjetra, të parkuara në një varrezë automjetesh në magjistralen Gjakovë-Xërxë-Prizren, janë përfshirë në zjarr.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar video nga ky rast ku raportohet edhe për bllokim të rrugës.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar policia dhe zjarrfikësit, ku këta të fundit ende nuk kanë arritur në vendin ku po ndodhë zjarri masiv.

Shoferët të cilat janë bllokuar në rrugë, me aparate të zjarrit po mundohen ta fikin atë.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri të shkaktimi i zjarrit por rikujtojmë se aktualisht në Kosovë janë disa vatra zjarri si pasojë e temperaturave të larta./IndeksOnline/