Digjet automjeti për bartjen e parave në Duhël (VIDEO)

Automjeti i cili shërben për transport të parave është kapluar nga zjarri derisa ishte në lëvizje.
Rasti ka ndodhur sot (e mërkurë) në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Nga ky shpërthim zjarri nuk raportohet për të lënduar, ndërsa afër automjetit shihet teksa qëndron edhe njëri nga punëtorët e kompanisë.
Në pamjet e dërguara nga lexuesit për RTV BESA, shihet automjeti teksa digjet në motor ndërsa ende nuk dihet nëse brenda tij ka pasur të holla.