Digjet një lagje, 50 mijë persona mbesin pa shtëpi

Një lagje e Kryeqytetit Dhakka të Bangladeshit është djegur pothuajse plotësisht nga një zjarr i madh.

Zjarri ka përfshirë një lagje në pjesën Mirpur të kryeqytetit të Bangladeshit duke lënë rreth 50 mijë banorë të saj pa strehë mbi kokë.

Nga zjarri masiv janë djegur mbi 15 mijë shtëpi në lagjen Chalantika.

Mësohet se kulmet e shumicës së shtëpivë kanë qenë nga plastika, faktor ky që ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Mbi 120 zjarrëfikës për mbi 6 orë janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.

Ende nuk ka raportime mbi numrin e mundshëm të personave të vdekur si pasojë e zjarrit.