Digjet një shtëpi në Klinë, lëndohen katër persona

Të dielën një person ka raportuar në policinë e Klinës se shtëpia e tij është duke u djegur, e si pasojë e kësaj katër persona kanë marrë lëndime trupore

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës ku viktima ka raportuar në polici se shtëpia e tij po digjej.

Si pasojë e zjarrit katër persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe njësitë tjera përkatëse.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaExpress/