Dinamo Zagrebi mposht Feynoordin, shkëlqen Lirim Kastrati (VIDEO)

Dinamo Zagrebi ka triumfuar ndaj Feynoordit, me rezultat 0-2, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Europës.

Kroatët kaluan në epërsi në minutën e 45+5’, me Pektovicin që shënoi nga penalltia të cilën e fitoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati.

Kroatët e dyfishuan epërsinë në minutën e 53’, me Majerin.

Lirim Kastrati në këtë ndeshje luajti për 88 minuta duke u zëvendësuar nga Peric.

Pas kësaj fitoreje Dinamo Zagrebi pozicionohet në vendin e parë në Grupin K, me 11 pikë, duke e siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU