Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të mërkurën ka diplomuar studentja e parë në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, drejtimi Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit.
Studentja e dalluar, Afërdita Shala, mbrojti me notën 10 temën e diplomës me titull: Studim mbi strukturën e drurit pyjor Pisha e Zezë, marrë në regjionin e Prizrenit. Komisioni dhe mentori Prof. Ass. Dr. Faruk Bojagji e vlerësuan lartë punën e studentes.
Ky fakultet po realizon misionin themelor për ofrimin e nivelit të edukimit universitar si dhe të merret me hulumtimet shkencore dhe punë konsultative që kanë të bëjnë me Shkencat e natyrës së gjallë, Mjedisit dhe Agrobiznesit.

