Disa profesorë të Universitetit të Prizrenit marrin rroga “paushall”

Disa profesorë në Universitetin e Prizrenit duket se nuk e kanë fare të vështirë për sigurimin e pagës , kjo pasi që ata paguhen edhe pa dëshmi për mbarëvajtje të orëve.Megjithëse në kontratat e tyre të punës parashihet që pagesa të bëhet mbi bazën e orëve të mbajtura, të arsyetuara sipas listës së studentëve të pranishëm në mësim dhe të verifikuar nga personi i autorizuar i fakultetit përkatës, shkruan GazetaBlic.Mirëpo, këtë gjë duket se nuk e kanë marrë parasysh edhe profesorët e këtij universiteti pasi që ata janë paguar pa prezantuar asnjë dëshmi.

Bazuar në gjetjet e Zyrës së Auditimit në dy raste është vërejtur se është bërë kompensimi i profesorëve për orët mbi normë në këtë Universitet.“Vlera e paguar pa dëshmi që tregojnë mbajtjen e orëve mbi normë është 500€” thuhet në raportin e Auditorit.Por, arsyetimi i menaxhmentit të universitetit ishte se ky kompensimi është bërë në emër të mbajtjes së provimeve dhe aktiviteteve tjera, ani pse këto aktivitete ishin të parapara të kryhen në kuadër të orëve të rregullta.

Sipas, Zyrës së Auditimit kompensimet e tilla janë në kundërshtim me kontratën dhe kjo shkakton shpenzime të pa justifikuara të buxhetit, dhe se ministri së bashku me Rektorin duhet të siguroj që pagesat të bëhen vetëm për orët e mbajtura jashtë norme, ndërsa pagesat e bëra pa dëshmi për mbjatjen orëve mësimore, të kthehen në buxhetin e ministrisë