Diskutohet hapja e përkohshme e pikë kalimit kufitar në Restelicë

Kryeministri Ramush Haradinaj sot takoi deputetin e Kuvendit të Kosovës Adem Hoxha dhe zëvendësministrin Hamza Balje, me të cilët bisedoi për hapjen e përkohshme të pikë kalimit kufitar në Restelicë, që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Haradinaj theksoi se Drgashi, së shpejti do ta gëzojë edhe rrugën e re regjionale dhe veprime të tjera, për t’i ndihmuar banorët dhe për ta zhvilluar turizmin në këtë zonë.

Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj në FB:

Me qëllim të zhvillimit të agroturizmit dhe lehtësimit të qarkullimit të banorëve nga rajoni i Dragashit, prita sot në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës Adem Hoxha dhe zëvendësministrin Hamza Balje, me të cilët biseduam për hapjen e përkohshme të pikë kalimit kufitar në Restelicë, që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Ky rajon, së shpejti do të gëzojë edhe rrugën e re regjionale, investim i Qeverisë së Kosovës dhe kërkesat për ndërmarrjen e veprimeve të tjera, për t’i ndihmuar banorët dhe për ta zhvilluar turizmin në këtë zonë, do ta kenë gjithmonë përkrahjen tonë!