Diskutohet lëvizja e veturave dhe trenit në Shatërvan

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka kërkuar nga policia dhe organet komunale që të angazhohen sidomos gjatë fundjavëve, që me aksione konkrete të ndikojnë që automjetet të cilat bëjnë furnizimin për objektet afariste në Shatërvan, të respektojnë orarin e lëvizjes së tyre, në mënyrë që mos të rrezikojënë sigurinë e qytetarëve. Ai tha se për këtë , ka pasur shqetësime të shumta nga ana e qytetarëve. Në anën tjetër, komandanti i stacionit policor “ Alfa”, Qamil Kroni, ka kërkuar nga kryetari Haskuka që mos të lejohet po gjatë fundjavëve lëvizja e trenit në sheshin Shatërvan, dhe në të ardhmen të vendosen barriera tek Ura e Arastës, që mos të kenë mundësi veturat të qarkullojnë në këtë shesh. Në fund kryetari Haskuka, tha se do t’i marrë parasysh këto kërkesa të policisë, ndërsa tha se pronarët e trenit kanë leje për qarkullim qysh nga qeveria e kaluar, dhe ne po e respektojmë afatin kohor të asaj marrëveshje, shkruan TV Prizreni.