Distria e bronztë në Tokio

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin botëror të xhudos, që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Xhudistja jonë mposhti me Ippon, spanjollen Laura Martinez, kategoria -48 kg.

Është kjo medalja e parë e Krasniqit në kampionat botëror për seniore.

Nesër garon, Majlinda Kelmendi (-52 kg).