Distria Krasniqi, e artë në Kampionatin Evropian të xhudos

Distria Krasniqi është shpallur Kampione e Evropës në kategorinë -48 kg.

Në finale, Distria priste ukrainasen Daria Bilodid, por që kjo e fundit nuk u ngjit fare në podiumin e dyluftimit për shkak të një lëndimi.

Kësisoj, Distria do kthehet në atdhe me medalje të artë.

Deri tek finalja, pejania arriti duke mposhtur rusen Sabi Giliazova në gjysmëfinale, dhe italianen Francesca Giorda e izraeliten Shira Rishony në ndeshjet paraprake.

Kjo është hera e dytë që Distria shkon në finale të Kampionatit. Herën e kaluar ajo u radhit e dyta.

Në bagazhin e saj, tashmë numëron gjithsej 17 medalje të arta.

E artë doli edhe nga garat Doha Masters të mbajtura në janar të këtij viti./cbc