Distria Krasniqi i sjell Kosovës medaljen e artë nga Budapesti

Xhudistja pejane Distria Krasniqi është stolisur me medaljen e artë, në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë, pasi ka mposhtur tashmë ish-kampionen olimpike Pareto Paula.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i saj Driton Kuka, përmes rrjetit social Facebook, përcjell Lajme365.

“E arta e Disit po vjen në Kosovë!
Finale e bukur e mjeshtërore kundër Kampiones Aktuale Olimpike Pareto Paula!
1000 pikë Olimpike 👌👌
Kosova mbi të gjitha …”, ka shkruar Kuka./lajme365.com