Dita e parë e mbylljes së lokaleve në veri të Kosovës

Furrat dhe dyqanet në Mitrovicën e Veriut sot janë të mbyllura. Në shenjë solidariteti, nuk punojnë edhe objektet afariste, barnatoret, kafeteritë, pompat e karburantëve si dhe taksitë.

Radosh Petroviq, përfaqësues i Shoqatës së tregtarëve për Mitrovicën e Veriut në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, thotë se objektet janë të mbyllura si pasojë e vendosjes së taksës  dhe në pamundësi të tregtarëve të kësaj pjese që të ushtrojnë veprimtaritë e tyre afariste. Sipas tij, dalja nga kjo situatë është heqja e taksës dhe rikthimi në normalitet i tregtisë. Ai nuk e di sa do të zgjas mbyllja e këtyre objekteve dhe shton se gjithçka varet nga situata në terren.

Lidhur me këtë çështje, REL ka folur me , Adrijana Hoxhiq, ministre e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Ajo ka thënë se saj përket ditës së sotme dhe asaj të nesërmes, që të gjitha lokalet të mbyllen , është paralajmëruar një gjë e tillë nga organizatorët e protestës, dhe saktë dihet se për çfarë bëhet fjalë. Është e vërtet se gjatë ditëve të kaluara nëpër dyqane mungojnë artikuj të ndryshëm, dhe kjo situatë askujt nuk i pëlqen. Ka pasur mungesa të mallrave, kjo është e vërtet.

Unë mendoj se ka alternativa, sepse Mitrovica e Jugut nuk ëstë larg- vetëm kaloni njren nga këto dy ura të cilat e ndajnë qytetin, theksoi ajo. Situata është e rënduar, është e komplikuar jashtëzakonisht. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kanë rezultuar disa vendime politike të cilat na kanë sjellur në këtë gjendje. Për të ardhur deri tek zgjidhja e problemit rreth vendosjes së taksës, është me rëndësi të kemi një vendim të ri politik i cili në një mënyrë do të ishte i pranueshëm nga të dyja anët. Rreth çështjes së taksës nuk pyetën qytetarët e zakonshëm, përfaqësuesit lokal apo kryetarët e Komunave, si dhe unë. Definitvisht kjo çështje i përket politikës më lartë, ka thënë ministrja, Hoxhiq.