Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur rreth orës 11:50 në rrugën Lipjan-Shtime.
Lajmin e konfirmoi Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.
“Aksidenti ka ndodhur në ora 11:50, në rrugën Lipijan-Shtime, janë të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona dhe një tjetër ka ndrruar jetë”, tha Krasniqi.
Krasniqi shtoi se autoritetet janë duke hetuar rastin dhe se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit me fatalitet.
Më herët gjatë ditës së sotme janë shënuar edhe dy aksidente ku janë shënuar viktima, njëra në Autostradën “Ibrahim Rugova” dhe tjetra në magjistralen Gjilan-Ferizaj.