Djali i hallës e vrau djalin e dajës në Lipjan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lipjanit, atje djali i hallës e ka therur për vdekje djalin e dajës së tij, shkruan Gazeta Metro.

Ngjarja e rëndë ku erdhi deri tek vrasja ka ndodhur për arsye banale, ishte një karrocë ajo që shtyri përleshjen me thika mes tyre ku edhe njëri për fat të keq vdiq në QKUK pas plagëve të rënda që kishte marrë.

Fadil Krasniqi, 42 vjeçar nga Lipjani është personi i cili ka vdekur pas therjes me thikë nga djali i hallës së tij të cilin e kishte edhe komshi.

Një karrocë me çimento e cila ishte vendosur pranë shtëpisë së tjetrit, çoi në konfliktin me përleshje fizike duke eskaluar në përleshje me thika mes tyre.

Këtë e kanë konfirmuar edhe Prokuroria e Shtetit, ku ka thënë se janë ndalur 2 persona në burgim për këtë vrasje si dhe motivi i ngjarjes ka të bëjë për arsye pronësore.

Ndërkohë për rastin ka dhënë detaje sot edhe policia e Kosovës. Këtë, për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një arme të ftohtë (thike), gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmeti ajo.

Kujtojmë se ditë më parë edhe në Prishtinë një përleshje e armatosur mes dy familjeve kishte ndodhur për arsye pronësore, aty kishin mbetur 2 të vdekur dhe 2 plagosur rëndë.