Djali i Presidentit Thaçi tallet keq me Kurtin

Djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është tallur keq me Albin Kurtin, i cili para disa orësh u shkarkua nga posti i Kryeministrit të Kosovës si rezultat i mocionit të mosbesimit të inicuar nga LDK.

Endrit Thaçi ka modifikuar një foto të publikuar para disa ditësh nga Presidenti Thaçi, teksa dukej duke krasitur disa lisa në oborrin e familjes së tij në fshatin Burojë.

Endriti në lis ka vendosur fotografinë e kreut të LVV-së, Albin Kurti, në atë mënyrë që krijon përshtypjen se babai i tij, Hashim Thaçi, duket se po e krasit kokën e Albin Kurtit.

Image may contain: 1 person, standing, outdoor and nature