DJALI RRAHË BABEN E TIJ NË PEJË

Një baba nga Peja është rrahur nga djali i tij, i cili më pas ka dëmtuar edhe gjërat e shtëpisë ku banonte.

Rastin e ka konfrimuar edhe Policia e Pejës, e cila duke bërë të ditur rastin thotë se ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e natës që lamë pas, me ç’rast, viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i kosovar në gjendje të dehur e ka sulmuar atë fizikisht dhe ka thyer disa gjëra në shtëpi.

I dyshuari është arrestuar, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.