Djali sulmon nënën e tij në Gjakovë

Një person është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar nënën e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:00, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raport.