Dobësohet Tsipras, paralajmërohen zgjedhje të jashtëzakonshme edhe në Greqi

Pas disfatës që pësoi të dielën partia greke Syriza në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend.

Rezultati i dobët që tregoi partia e tij në këto zgjedhje ka shtyrë Tsipras që të mos e çojë deri në fund mandatin e Qeverisë që ai udhëheq. Deri në tetor të këtij viti është mandati i tij qeverisës, sidoqoftë pritet që zgjedhjet në Greqi të mbahen shumë më herët, përkatësisht në qershor kur mbahen edhe zgjedhjet lokale në këtë shtet.

“Pas rundit të dytë të zgjedhjeve lokale (më 2 qershor), do të kërkojë nga presidenti që menjëherë të shpall zgjedhjet kombëtare”, ka thënë Tsipras, transmetojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, partia Syriza ka fituar rreth 24 përqind të votave duke u renditur e dyta pas partisë Demokracia e Re, e cila ka dal e para me rreth 33 përqind të votave.

Demokracia e Re, e njohur si parti konservatore, është opozita kryesore në Greqi që ka kërkuar nga kryeministri Tsipras jep dorëheqje.