(DOKUMENT) Cili fshat u shpall vatër e përhapjes së infeksionit

IKSHP-ja mbrëmë  ka njotuar se 16 raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar nga Komuna e Prizrenit.

6 (gjashtë) nga këto raste janë nfa fshati Skorobishtë në Komunën e Prizrenit, e të gjitha rastet jkanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në komunën e Prizrenit.

(DOKUMENT) Vendimi që e shpall Prizrenin zonë karantinë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se Prizreni do të shpallet zonë karantinë.

“Menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u dakorduam me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizrenin ta shpallim zonë karantinë”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Komuna e Prizrenit shpallet zonë karantinë, pasi që banorët e kësaj komune dyshohen që kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me personat e infektuar me COVID-19.

Ndërsa fshati Skorobisht në Komunën e Prizrenit shpallet Vatër e përhapje së Infeksionit.

Sipas këtij vendimi që ka datën 12 Prill, ky vendim hyn në fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit, pra që nga mbrëmë ndalohen hyrje dhe daljet në Komunën e Prizrenit.