(DOKUMENT) Gjykata ndalon shtrenjtimin e rrymës

Anëtari i LVV-së dhe ish avokati i Popullit Sami Kurteshi ka njoftuar se Gjykata ka marrë një vendim duke e shtyrë zbatimin e vendimit nga ZRre ( Zyra e Rregullatorit të Energjisë).

Më 27 nëntor 2019, një ditë pas tërmetit në Shqipëri, ZRrE kishte vendosur disa tarifa nxitëse që u paguhen prodhuesve të rrymës si subvencione. Ato paguhen me pare të qytetarëve, kurse nga to përfitojnë oligarkët thuhet në njoftimin e Kurteshit.

Për 12 vjet sa do të zgjasë subvencionimi, konsumatorët do pagujnë të paktën 16 milionë euro, por gjasshëm mbi 20 milionë.

Më 24 dhjetor 2019, përfaqësuesi i Sami Kurteshit Getoar Mjeku kishte paraqitë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, duke kërkuar anulimin e vendimit. Bashkë me padinë kishte parashtruar edhe për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit — që i bie pezullimin e tij deri në zgjidhjen përfundimtare të rastit.

Përfundismiht pas përmbytjes së vendiemve gjyqësore, me datë 6 prill Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e paditësit Sami Kurteshi për shtyrjen e vendimit të ZRrE-së,