Dokument – Kjo është kërkesa për seancë të Kuvendit ku pritet të votohet Qeveria Kurti

Në orën 16:30, pritet të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq, seanca për formimin e qeverisë Kurti do të mbahet në orën 17:00.

Pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, sot pritet të formohet edhe qeveria Kurti.

Mësohet se Albin Kurti do të propozojë në Kryesinë e Kuvendit që seanca për votimin e kabinetit qeveritar të mbahet në orën 17:00. /Insajderi.org