(DOKUMENT) Kjo është letra e Presidentit Thaçi ku i kërkon LVV-së emër të ri për kandidat për kryeministër

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një letre zyrtare i ka kërkuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje një emër të ri për ta mandatuar si kandidat për ta formuar Qeverinë e re.

LAJMI I FUNDIT: Presidenti Thaçi i kërkon Vetëvendosjes emër të ri për kandidat për kryeministër

Në këtë letër drejtuar Kurtit, Thaçi ka thënë se pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë (Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07-V-013, të datës 25.03.20120), në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.