(DOKUMENT) Kuvendi Komunal i Prizrenit fton mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me pandeminë Coronavirusit

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit Sulltan Badalli ka ftuar për mbledhje të jashtëzakonshme të kuvendit të Prizreni për situatën e krijuar me pandeminë e Coronavirusit.

Mbledhja do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës me datë 9 Prill (E Enjte) duke filluar nga ora 10:00.

Për këtë mbledhje janë paraparë dy pika të rendit të ditës.

Informatë rreth situatës së Pandemisë Coronavirusit dhe veprimet e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit.

Dhe si pikë e dytë e rendit të ditës është paraparë shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit  për bartjen e mjeteve të pa shpenzuara nga të hyrat vetanake të vitit 2018, 2019 dhe 2020.

” Në bazë të nenit 44 paragrafit 1 dhe 2, lidhur me nenin 43 paragrafit 1, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 30, paragrafit 1 dhe 2, të Statutit të Komunës së Prizrenit, kryesuesi i Kuvendit Komunal thërret Mbledhje të Jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila do të mbahet më 9 prill (e enjte) në Shtëpinë e Kulturës, duke filluar nga ora 10:00.”  thuhet në njoftimin e Komunës.