IKSHP-ja mbrëmë ka njotuar se 16 raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar nga Komuna e Prizrenit.
Drejtori i Shëndetësisë në Prizren kishte njoftuar se të gjitha këto raste kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në komunën e Prizrenit.
Tani numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Prizren është 19.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se Prizreni do të shpallet zonë karantinë.
“Menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u dakorduam me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizrenin ta shpallim zonë karantinë”, ka shkruar Haskuka në Facebook.
Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Komuna e Prizrenit shpallet zonë karantinë, pasi që banorët e kësaj komune dyshohen që kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me personat e infektuar me COVID-19.
Ndërsa fshati Skorobisht në Komunën e Prizrenit shpallet Vatër e përhapje së Infeksionit.
Sipas këtij vendimi që ka datën 12 Prill, ky vendim hyn në fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit, pra që nga mbrëmë ndalohen hyrje dhe daljet në Komunën e Prizrenit.
Kur kanë kaluar 30 ditë që kur është shfaqur rasti i parë me Coronavirus në Kosovë deri më sot numri gjithsej i të prekurve me COVID-19 është 362. Ndërsa 50 persona janë shëruar, por kanë humbur jetën 9 persona./Kallxo.com/.