Dormundi mposht Leipzigun, siguron pozitën e dytë

Skuadra e Dortmundit ka arritur të fitojë si mysafirë i RB Leipzigut me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 33-të në Bundesliga.

Me këtë fitore Verdhëzinjët arriten ta sigurojnë pozitën e dytë në Bundesligën Gjermane pasi grumbullan 69 pikë, gjashtë më shumë se RB Leipzig e cila ndodhet në vendin e tretë kur ka mbetur edhe një ndeshje për të përfunduar kampionati.

Të dy golat për Dortmundin i shënoi Erling Haaland.

Golin e parë Norvegjezi, e shënoi në minutën e (31′), ku me rezultat 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Golin e dytë Haaland e shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes (90+3), pas një pas një asisti nga Julian Brandt.

Këto janë të gjitha takimet e javës së 33-të të Bundesligës që janë zhvilluar gjatë ditës së sotme:

Bayern Munich – Freiburg 3-1

Dusseldorf – Augsburg 1-1

FC Koln – Eintracht Frankfurt 1-1

Hertha Berlin – Bayer Leverkusen 2-0

Hoffenheim – Union Berlin 4- 0

Mainz – Werder Bremen 3 – 1

Paderborn – B. Monchengladbach 1-3

RB Leipzig – Dortmund 0-2

Schalke – Wolfsburg 1-4/lajme365.com