Dortmund fituese e Super Kupës së Gjermanisë

Borussia Dortmund u shpall fituese e Super Kupës së Gjermanisë, pasi në finale mposhti Bayern Munichun me rezultat 2:0.

Bayern Munich në sezonin e kaluar ishte shpallur kampion i Bundesligës Gjermane dhe kishte fituar Kupën e Gjermanisë, ndërkohe Borussia Dortmund sezonin e kishte përfunduar në vendin e dytë.

Golashënues për Dortmund ishin Paco Alcacer në minutën e 48-të dhe Jadon Sancho në minutën e 69-të.

Ndeshjen e Super Kupës së Gjermanisë e ndoqën gjithsej 81,365 shikues në stadimunin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.