Dragashi në rrezik nga shpërthimi i pandemisë – Hoti kishte kontakte me qindra persona gjatë vizitës së tij

Kryeministri Avdullah Hoti para pak minutash bëri të ditur të ketë rezultuar pozitiv në testimin ndaj COVID-19.

Hoti kështu bëhet zyrtari më i lartë shtetëror i infektuar nga koronavirus, shkruan Lajme365.

Më herët nga COVID-19 ishin prekur edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, si dhe shumë deputetë e zyrtarë tjerë të lartë të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Hoti, para se të njoftojë të ketë dalë pozitiv ndaj COVID-19, kishte qëndruar në Komunën e Dragashit.

Hoti atje kishterealizuar vizita të shumta dhe kishte pasur kontakte me qindra qytetarë dhe zyrtarë të nivelit qendror e atij lokal.

Në vizitën e tij në Dragash, Kryeministrin Hoti e kanë shoqëruar edhe Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ministrat Arban Abrashi, Vesel Krasniqi dhe Besian Mustafa.

Për ta takuar Kryeministrin Hoti kishin dalë deputetë nga rajoni përfshirë deputetët Rasim Demiri, Duda Bajle dhe Adem Hoxha, si dhe zyrtarë të shumtë komunalë, përfshirë Kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabani.

Gjatë vizitës në Dragash, Kryeministri Hoti ka inspektuar punimet në aksin rrugorë Zhur-Dragash, ka vizituar fabrikën e përpunimit të mishit MEKA dhe fabrikën e tekstilit Invers One./lajme365.com