Dragashi përfiton projekt fal grantit të performancës

Në kuadër të grantit të performancës për komuna, kryetari i Komunës së Dragashit dhe ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhziq, kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi për financimin e projektit “Ndërtimi i pritoreve -ministacioneve për udhëtarët e linjave urbane dhe ndërurbane, largimi dhe sistemimi i deponive ilegale të mbeturinave” . Vlera e projektit arrinë vlerën 55,000.00 euro, njofton faqja zyrtare e Komunës së Dragashit.