Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha tregon se sa persona janë me oskigjenoterapi dhe sa në gjendje kritike

Aktualisht në Klinikën Infektive me COVID-19 janë të hospitalizuar 83 pacientë, prej tyre 42 janë me oksigjeno-terapi, ndërsa katër të tjerë në gjendje të rëndë.

E në orët e hershme të mëngjesit të sotëm betejën me COVID-19 e ka humbur edhe një person.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha për KosovaPress tha se në pritje të testit për COVID-19 janë edhe 11 persona.

“Në Klinikën Infektive momentalisht janë 94 pacientë të hospitalizuar, prej tyre janë 83 pacientë që janë COVID pozitivë, ndërsa 11 raste janë në pritje të rezultatit. Prej pacientëve të cilët janë COVID pozitivë të hospitalizuar 42 raste janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 4 pacientë janë në mjekim intensiv të Klinikës Infektive në gjendje kritike”, tha ajo.

Tags: