Drejtori i Filarmonisë rezulton pozitiv me COVID-19, dyshohet se kishe kontakt me rreth 100 persona

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kjo është bërë e ditur nga burime të sigurta të lajmi.net mirëpo kjo sipas burimit është duke u mbajtur e fshehur.

“Drejtori i Filarmonisë ka dal pozitiv me COVID-19, por nuk po e bëjnë publike sepse ka pasur kontakt me shumë persona dhe mund të krijohet panik te arta. Ai ka pasur kontakt të them të drejtën me shumë persona, janë diku 100 veta”, ka thënë ai

Komuna e Prishtinës është komuna me numrin më të madh të rasteve aktive me COVID_19, gjithsej 422 raste aktive janë aktualisht në kryeqytet.

Ndërsa në nivel vendi Kosova ka më shumë se 1,200 raste aktive me COVID-19, shifër kjo më e larta që ku rështë shfaqur pandemia.